A mundet dhëmbi i prishur të çojë në vdekje?

0
1610

Ideja se prishja e dhëmbëve mund të rrezikojë jetën ngjan absurde në fillim, por ka të dhëna që sugjerojnë se çfarë ndodh brenda gojës tënde mund të ketë edhe implikime të tjera për të gjithë shëndetin e trupit. Një nga lidhjet gjerësisht të besuara është lidhja midis kujdesit të dobët shëndetësor të dhëmbëve dhe sëmundjeve të zemrës. Kjo marrëdhënie potenciale e mirënjohur ka qenë përforcuar më parë nga një studim i vitit 2015 në revistën “Periodontology”, që ka gjetur një lidhje solide midis higjienës së pakët orale dhe hipertensionit (presioni i lartë i gjakut), që në vetvete është një faktor rriskues i njohur për sëmundjet kardiovaskulare (CVD). CVD-ja është shkaktari kryesor i vdekjeve në ShBA.

Ka disa teori që mund të shpjegojnë se pse ka një lidhje midis sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të gojës. Sipas njërës, bakteret e gojës arrijnë në rrymën e gjakut përmes plagëve në mishrat e gjakosur dhe e lidhin veten e tyre me pllakat yndyrore që shtrihen në venat e gjakut në zemër. Sa arrijnë aty, bakteret bllokojnë rrjedhën e gjakut, që mund të çojë në atak kardiak. Në një teori tjetër, inflamacioni arterial i shkaktuar nga bakteret periodontale kufizon rrjedhën e gjakut dhe eventualisht shkakton atak kardiak. Studimi i vitit 2015 i publikuar në revistën Periodontology sugjeron se inflamacioni dhe rritja e presionit të gjakut mund të jetë lidhja midis periodontits dhe sëmundjeve të zemrës nga hipertensioni.

Edhe pse ende nuk ka prova përfundimtare se kujdesi i keq ndaj shëndetit oral shkakton sëmundje të zemrës, duket se është një faktor rriskues që mbështet mundësinë se shëndeti i gojës ka një rol më të madh seç ka qenë menduar për shëndetin tërësor të trupit dhe mirëqenies, duke përfshirë cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë. Gjithsesi ka ende nevojë për studime në mënyrë që të ndërtohet një themel i qëndrueshëm sigurie se trajtimi i sëmundjeve periodontale do të ulë rriskun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kujdesi i keq shëndetësor për dhëmbët është i shoqëruar edhe me disa sëmundje të tjera si: tromboza, dementia, artriti reumatik, disa lloje të kancerit, diabetit, infeksione të frymëmarrjes, probleme të shtatzënisë, sëmundje të veshkave dhe madje edhe disfunksion të ereksionit. Në skenarët e zakonshme mendohet se bakteret, nga dhëmbi i infektuar arrijnë në rrjedhën e gjakut të pacientit dhe shkaktojnë dëm./skeptik

Burimi:
https://health.howstuffworks.com/…/tooth-infections-lead-to…