“A m’premton qi kur t’ikësh, për së dyti s’ke me u kthy?”

Nga Liridon Mulaj

A m’premton?
Ditën qi të mos më duesh ma,
ma thuej….
Çastin kur të mos e ndish me m’puth
ma thuej…
Flokun e parë qi t’mos e krehsh për mue
ma thuej…
edhe buzët e kuqe alli,
kur ti lyesh për tjetërkend
a kjoftë për inat tem’
Ma thuej…

A m’premton qi kur t’ikësh,
për së dyti s’ke me u kthy?
se zemna e vogel sa nji guralec
s’duron dy t’vrame…