A jeni gati të marshojmë për vajzat tona?

0
55

A jeni gati të marshojmë për vajzat tona? Se Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë është nesër!

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, më 11 tetor 2019, organizata PEN do të organizojë një ligjeratë në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Filozofik, në lidhje me barazinë gjinore dhe integrimin e barabartë në shoqëri. Ligjëratat do të mbahet në sallën 014 në katin e parë dhe do të fillojë nga ora 13:00.

Ndërkaq, aktivitetet për vajzat tona nuk do mbarojnë!

Nga ora 17:00 fillon parakalimi me biçikleta në sheshin “Zahir Pajaziti”,ama mos u ndalni veç pse s’keni biçikleta.

Hajdeni, bëhuni pjesë e parakalimit se për biçikleta mendojmë ne!