A jemi ndalur ndonjeherë të mendojmë se përse u sëmurëm?!

0
3544
Nga Fitore Zenelaj, e mbijetuar e kancerit
A jemi ndalur ndonjeherë të mendojmë se përse u sëmurëm?!
Unë mendoj dhe besoj që Zoti na deshti shumë që na sprovoi me sëmundjen!
Tani jetoj jetën më ndryshe! Ditën në mëngjes gëzohem që e shoh, fëmijët e mi gëzohem që po i rris, ëndërrat e mia ngadal po i realizoj, gjithçka që dua kam forcën ta arrij!
Zoti na faltë kur vrasim me fjalë, me heshtje, me indiferencë, e pa dashje jemi sjellur keq ose kemi lënduar dikë!
Zoti na faltë kur nuk mundemi me qenë pranë personave që kanë nevojë për ne, por që nuk mundëm të gjenim zgjidhje tjetër!
Nëse kemi menduar që nuk kemi njeri afër të na vlerësojë, kemi mbetur bosh nuk jemi të lumtur, dhe mërzitemi për këtë, paskemi qenë shumë gabim. Harruam që kemi Zotin që na mbush shpirtin dhe na mbron. Të mos harrojmë se ku ishim dhe ku jemi sot!
Ti je më i madhi,që na ruan, na don, kujdesesh për ne edhe kur askush nuk kujdeset!
Zot na fal gabimet dhe na mëshiro!
Zot faleminderit që më dhe mundësinë e dytë për të jetuar jetën!

Familja dhe Shëndeti