“A je çikë, a djalë!?”, sonte në ora 21:30 në Teatrin Oda

0
119

Përmes muzikës, lëvizjeve dhe tregimeve performanca do të shfaqë dashurinë, intrigën, urrejtjen dhe dhimbjet që u janë shkaktuar komunitetit LGBTI+ për shkak të mospranimit të tyre si njerëz me preferenca të ndryshme seksuale dhe shprehje te ndryshme të identiteteve të tyre gjinore.

Skena do të hapet me një djalë të vogël që dëshiron të duket si vajzë. Mos shprehja e dëshirave tona deformon identitetin tonë, perceptimin e vetvetes, e rrjedhimisht krijon përbindësha të brendshëm e të rrezikshëm. Të jesh ndryshe nuk është mëkat, përkundrazi , i shton nuancë njerëzimit në shumë rrafshe.