A i kujtoni Spice Girls? Po ribashkohen me të vërtetë

0
42

Spice Girls pritet të takohen të hënën dhe të lajmërojnë për një turne të madh në stadium verës që vjen, për të festuar ribashkimin.

Pas dy vitesh lajmërimesh false për ribashkim, ndarje dhe ‘zhurmave’, më në fund ‘Girl Poëer’ do jenë zyrtarisht bashkë. Mund të thuhet se ‘Spice Girls’ do ribashkohen më në fund të hënën, për një turne në stadium verën e ardhshme.

Grupi i famshëm ka regjistruar në mënyrë të fshehtë një videomesazh,  që do transmetohet në emisionin ‘Bonfire Night’.

Të shtunën e ardhshme ato do të shfaqen për intervistën e tyre të parë në emisionin televiziv të Jonathan Ross.

“Spice Girls” janë një ndër grupet më të suksesshme të rrymës pop, por nuk kanë performuar që në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër, në vitin 2012. Ato gjithashtu, nuk kanë zhvilluar turne së bashku që në janar të 2008-s.

Muzika e koncertit të ribashkimit është menaxhuar nga Simon Fuller dhe Modest Management, firma që qëndron pas suksesit të grupit ‘One Direction’.

Katër anëtaret e mbetura vazhduan me turneun e tyre në Amerikën Veriore dhe regjistruan albumin e tyre të tretë me titull ‘Forever’, para se të shpërbëheshin në 2000-shin.

Ato kanë qenë një frymëzim për artistët e mëdhenj që janë sot, përfshirë Adele, Lady Gaga dhe Beyonce. Ato thyen barrierat kulturore duke mbështetur Margaret Thatcher gjatë epokës së Laburistëve, duke u miqësuar me Nelson Mandelën ./ATSH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu