A është veza e mirë apo e keqe?

0
159

Shumë është thënë për vezët. Gjatë dekadave ka pasur studime të paqëndrueshme, duke krijuar per to mite dhe legjenda të shumta. Akuzoheshin deri para disa vitesh për ngritjen e kolesterolit, kurse kohët e fundit ajo gëzon një reputacion si një ushqim me kalori të ulët dhe me proteina të larta.

Në këtë shkrim po rendisim mitet dhe vetitë e vezëve.

▫️Veza është një ushqim thelbësor i të ushqyerit njerëzor. Ajo e ka shoqëruar njeriun pothuajse në të gjithë evolucionin e tij dhe ka qenë objekt studimi nga universitete të ndryshme dhe institucione kërkimore në të gjithë botën, të cilat kanë konfirmuar dhe shpërndarë të vërtetat dhe mitet.
▫️Kolesteroli. Vezët përmbajnë kolesterol dhe konsumi i tepërt është dekurajuar për dekada. Në fakt, ndërsa përmban kolesterol (jo më shumë se ushqime të tjera që hamë pa probleme), ai e përmban atë në sasi të parëndësishme. Nëse vuani nga kolesteroli i lartë, nuk duhet të hani më shumë se 3 në javë.
▫️Disa studime të fundit kanë konfirmuar se prania e vitaminave dhe antioksidantëve e bëjnë vezën një ushqim perfekt për parandalimin e sëmundjeve të tilla si arterioskleroza. Padyshim, duhet të flisni me mjekun tuaj përpara se të rritni konsumin tuaj.
▫️Vezët ju shëndoshin. Ky është një tjetër nga mitet më të zakonshëm të vezëve, i lindur ndoshta paralelisht me atë të kolesterolit. Vezët në të vërtetë nuk ju shendoshini: ato përmbajnë pak kalori dhe shumë proteina, dhe janë një ushqim bazë për ata që duan të humbin peshë ose të ushtrohen.Sidoqoftë, mënyra në të cilën përgatitet duhet gjithashtu të merret parasysh: veza e skuqur sigurisht nuk është një ushqim dietik.
▫️Ju duhet t’i lani ato. Nuk rekomandohet të lani vezët para gatimit ose ruajtjes së tyre në frigorifer. Lëvorja e vezës është poroze, dhe lejon që disa grimca të depërtojnë brenda tyre. Duke larë vezët e dobësojmë akoma më shumë lëvozhgën. Thjesht fshijini vezët me një leckë.