A është e sigurt të shkosh në kafiteri dhe restorante gjatë pandemisë?

0
210

Pasi u hapën restorantet shqetësimi më i madh i njerëzve ishte nëse ishte e sigurt të shkoje për të ngrënë jashtë apo jo. Duke u konsultuar me dy specialistë, Manisha Juthani (Profesoreshë mjekësie në Yale) dhe Jade Flinn (kryeinfermier në spitalin John Hopkins) BuzzFeed publikoi këto këshilla.

A mund të merret virusi nëpërmjet ushqimit?
Virusi mund të transmetohet nëse qëndroni me një person të infektuar për të paktën 10 minuta pa ruajtur distancën e këshilluar. Infektimi nëpërmjet ushqimit nuk është një ndër mënyrat primare të infektimit megjithatë rreziku ekziston.

A është më e sigurt të konsumohet ushqimi në mjedis të hapur sesa të mbyllur?
Po, sepse në një mjedis të hapur qarkullon më shumë ajër dhe ka një proces natyral ventilimi.

Si mund të minimizohet rreziku i të infektuarit me Covid-19 gjatë të ngrënit?
Disa nga këshillat më të rëndësishme janë ato të të ngrënit jashtë; të shmangurit e kontaktit me njerëzit; si dhe larja e duarve para dhe pas vaktit.

Sa i rrezikshëm është drekimi/darkimi me një grup njerëzish?
Rreziku i vetëm mbetet te fakti se duhet të dini se me kë po drekoni/darkoni. Nëse personat janë të shëndetshëm dhe nuk kanë shfaqur simptoma të virusit çdo gjë është në rregull.

A është i sigurt përdorimi i objekteve të njëjta që kanë përdorur klientët e mëparshëm, si p.sh.: mbulesa e tavolinës; pjatat; gotat?
Është shumë e vështirë që virusi të merret prej objekteve, prandaj ato nuk përbëjnë shqetësim.

Po përdorimi i tualetit të restorantit është i sigurt?
Përsa kohë lani duart para dhe pasi përdorni tualetin, nuk keni arsye për t’u bërë merak.

A ka një rrezik më të madh kur hahet në një restorant sesa kur porositet ose kur shkohet në një supermarket?
Po, sepse nëpër restorante nuk i kontrolloni dot njerëzit që vijnë dhe ikin.