A ekziston mundësia e infektimit me Covid-19 në tubimet e vogla familjare dhe si të mbroni veten

0
61

Tashmë e dimë se sa më shumë njerëz të bashkohen gjatë pandemisë, veçanërisht në ambiente të mbyllura pa distancimin e duhur social dhe protokollet e sigurisë, aq më i madh është rreziku për transmetimin e Covid-19.

Mjekët shprehin një farë shqetësimi edhe për tubimet e vogla, që janë kryesisht dalje ose takime familjare.

“Ajo që ne po shohim si kërcënim në rritje tani është edhe marrja e infeksionit përmes tubimeve të vogla shtëpiake,” tha Dr. Redfield, sipas CNN.

Dy ekspertë të shëndetit publik dhanë mendimet e tyre mbi rrezikun e tubimeve të vogla, duke iu përgjigjur pyetjeve të rëndësishme:

– A janë të sigurta tubimet e vogla gjatë pandemisë Covid-19?

Anna Bershteyn, PhD, mjeke, shprehet kështu:

“Mbledhjet shtëpiake mund të krijojnë një tundim të madh për t’i “thyer” rregullat në mënyrë që të ndihemi më miqësorë dhe situata të duket më normale.

Transmetimi mund të ndodhë kudo ku njerëzit mblidhen, veçanërisht pa maska, pa ajrosje të mirë dhe pa distancim social.

“Ju keni shumë pak kontroll mbi rrezikun në një ambient të mbyllur, nëse nuk kërkoni që të gjithë të mbajnë maska gjatë gjithë kohës, gjë që nuk është e mundur kur hani ose pini”, shprehet Dean Winslow, një mjek i sëmundjeve infektive.

Duhet të kuptoni se jeni duke marrë përsipër një nivel të caktuar rreziku nëse nuk po mblidheni në ambiente të jashtme dhe nuk po mbani distancë.

– A mund të shkojmë në tubime të vogla gjatë pandemisë?

Dr. Bershteyn sugjeron që të keni vetëm grupe të vogla, si darka me anëtarët e shtëpisë suaj, si dhe mund të ftoni njerëzit e afërm që ndjekin udhëzime të rrepta të sigurisë kur janë në publik, për sa kohë që askush nuk është i sëmurë.

Nëse ftoni dikë, sigurohuni të qëndroni në ambiente të hapura dhe të ruani distancën.

– Një listë kontrolli për njerëzit që iu vijnë në shtëpi gjatë Covid-19:

Dr. Bershteyn parashtroi disa sugjerime se çfarë të bëni kur njerëzit vijnë në shtëpinë tuaj në mënyrë që të minimizoni rrezikun e marrjes së COVID-19. Megjithëse e dimë që çdo situatë është e ndryshme, kini parasysh këto:

– Sigurohuni të dini se cilët dhe sa njerëz do të vijnë. Numri i njerëzve që mund të prisni në mënyrë të sigurt, varet nga hapësira që keni.

– Në mënyrë që të kuptoni rreziqet e ekspozimit, pyetini se ku kanë punuar, kë kanë takuar apo parë më shpesh etj.

– Nëse bëheni shumë veta, merrni parasysh një shëtitje në natyrë.

– Shmangni grumbullimin e njerëzve në hyrje dhe merrni masa paraprake shtesë për tualetet. Ofroni mundësi shtesë për larjen e duarve, për shembull në lavamanin e kuzhinës apo në hyrje.

Burimi: CNN, Pop Sugar