Kur markat e njohura të bukurisë zgjedhin modelet për kampanjat e tyre reklamuese ndjekin disa parime të ndryshme.
Disa kërkojnë vajza që e kanë fytyrën si një fletë të bardhë ku çdo gjë mund të ‘pikturohet’. Të tjerat preferojnë modele me karakteristika të shquara të fytyrës për të vënë në pah veçantinë e produktit.
Por, të gjitha reklamat e kanë një gjë të përbashkët – edhe nëse ne mendojmë se modelja duket shumë natyrale dhe nuk ka pothuajse aspak grim në fytyrë, në realitet ajo ka disa shtresa të grimit që padyshim realizohet në mënyrë shumë profesionale.
Është vërtet e vështirë ta kuptojmë se si duket fytyra natyrale e këtyre modeleve.
Duke parë disa reklama të produkteve të ndryshme të bukurisë mund të arrihet në përfundimin se është e pamundur të vlerësojmë cilësinë e produkteve të reklamuara nëse ne nuk e dimë se si duken në jetën e përditshme gratë që janë pjesë e këtyre reklamave – pa efektin e grimit.
Prandaj më poshtë gjeni disa fotografi që tregojnë se si duken modelet që janë pjesë e markave të njohura të bukurisë pa pudër të lëngshme, maskarë dhe pa shumë produkte të tjera të grimit.
Bella Hadid — Dior