A e flasin mirë shqiptarët, gjuhën angleze? Tregon Indeksi i fundit

0
184

Ani pse gjuha angleze tash më është një nga gjuhët zyrtare në shumë vende të botës, jo të gjithë popujt arrijnë ta flasin siç duhet.

Sipas Indeksit të fundit të lëshuar këtë javë, Shqipëria hy në listën e atyre që flasin dobët gjuhën angleze, por duke lënë edhe shumë vende të tjera prapa vetes.

Për dallim nga shqiptarët, serbët renditen në vendin e 18-të, të cilësuar se njohin mjaft mirë anglishten.

Ndërsa, Franca ka nivelin më të ulët të aftësisë angleze të çdo vendi në Bashkimin Evropian, sipas kompanisë për trajnim të gjuhës angleze, Arsim i Parë.

Njerëzit francez cilësohen folësit më të keq në Evropë edhe në bazë të Indeksit.

Në këtë renditje, Franca u rendit në vendin e 35-të, prapa Filipinës, Koresë së Jugut dhe Libanit.

Disa nga vendet më të mëdha evropiane, si Spanja dhe Italia po ashtu kanë mangësi në gjuhën angleze.

Në vendet e cilësuara se gjuha angleze flitet mjaft mirë është Suedia, Danimarka, Gjermani, Austria e shumë vende të tjera./Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu