A e dini se busti i Naim Frashërit ndodhet në Bukuresht?

0
1144

Ishte viti 2006 kur në Bukuresht u vendos busti i poetit Naim Frashëri.

Po mbahej Samiti i XI i Frankofonisë, në këtë kuadër u inaugurua dhe monumenti i Sharl de Golle-it në sheshin që mban të njëjtin emër, në hyrje të Parkut Herastrau.

Përpos Sharl de Golle-it, statuja e dytë e inauguruar ishte busti i poetit tonë kombëtar Naim Frashëri, në qendër të Parkut Herastrau, më i madhi dhe më i rëndësishmi në Bukuresht.

Busti u vendos në fqinjësi me bustet e shkrimtarëve më të njohur të kulturës universale si Balzak, Victor Hygo, Tolstoi, Eminesku, Petëf etj.

Bustin e Naim Frashërit në Bukuresht e zbuloi atë kohë Besnik Mustafaj, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i cili shoqërohej nga anëtarët e tjerë të delegacionit, që e shoqëruan për të marrë pjesë në Samitin e XI të Frankofonisë.

Naim Frashëri, ndonëse nuk shkeli fizikisht në Rumani, e botoi veprën e tij në këtë vend, ku kryen veprimtarinë e tyre patriotike shoqatat kulturore shqiptare në fund të shekullit XIX, ku përgatitej Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe Pavarësia e Shqipërisë.

Vlerësohet si sukses i diplomacisë kulturore.

Në kuadrin e Samitit të XI të Frankofonisë, që u mbajt në Bukuresht, atë kohë përpos punimeve të samitit dhe përfaqësimit të Shqipërisë nga nivelet më të larta dhe të pranimit të Shqipërisë me të drejta të plota në kuadër të kësaj organizate, që përfaqëson rreth 700 milionë banorë të globit u zhvilluan dhe mjaft veprimtari dhe manifestime artistike, duke filluar nga ekspozita pikture, skulpture, shfaqje teatri nga trupa franceze dhe rumune, koncerte ‘live’ në sheshet e Bukureshtit etj.

Kështu, nën patronazhin e presidentit të asaj kohe Jack Shirak u çel ekspozita e skulptorit francez Antoin Bourdelle, ekspozita fotografike e Konstantin BranKusi-it, me fotografi të bëra nga vetë skulptori i madh e shumë të tjera, që zgjuan interesin e qytetarëve dhe atyre që vizituan Bukureshtin. /oxygenpress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu