A e dini që Esma Redzepova ka rritur 47 fëmijë, dhe ishte nominuar tri herë për Çmim Nobel

0
198

Ishte e njohur si mbretëreshë e muzikës rome. Jo vetëm magjia e interpretimit, por iniciativat e saj humanitare dhe angazhimi në fushën e të drejtave të grave rome, e bënë Esma Redzepovën të papërsëritshme.

Frutet e saj në muzikë, duket se i shijoi më së shumti Maqedonia, shtet në të cilin artistja jetoi për një kohë të gjatë. Në vitin 2013, Esma Redzepova përfaqësoi këtë shtet në garën e muzikës “Eurovision”, shkruan OxygenPress.

Këngëtarja e famshme nga Ballkani në jetën e saj ka rritur 47 fëmijë. Sipas Roma Times, për këtë arsye dhe të tjera, Esma ishte e nominuar tri herë për Çmimin Nobel për Paqe.

Ajo la shumë gjurmë në jetën e saj. Një prej këngëve të saj më të dëgjuara dhe të njohur në ish Jugosllavi do të mbetet kënga “Caje Sukarije”, e cila u lansua në vitin 1994.

Kjo këngë pas plot 21 vitesh u rikthye përsëri në skenë, ku solli edhe njëherë para publikut këngëtaren Esma Redžepova. “Caje Sukarije”, e Esmës erdhi në bashkëpunim me këngëtaren kosovare Jehona Sopi, ku bëri të ishte këngë hit e vitit 2015, percjell OxygenPress. 

Kënga u lansua me 5 qershor të viti 2015-të, e që ndryshimi ishte se ky rikthim i “Caje Sukarije”, erdhi me më shumë ritëm. Esma Redžepova, edhe në këtë klip u paraqit tamam si mbretëreshë ashtu si ishte cilësuar kjo këngëtare.

Këngëtarja e famshme nga Ballkani ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare./OxygenPress.info