A e dini çka është sapioseksualiteti?

0
647

Sipas psikologut Paul DePompo, sapioseksual është një fjalë relativisht e re që përshkruan një person që e shikon inteligjencën si formën kryesore të tërheqjes tek një partner. Për ta, inteligjenca është seksi.

Të qenit sapioseksual nuk është diçka që ju e zgjidhni, është pjesë përbërëse e ADN-së tuaj.

Disa nga shenjat që tregojnë se jeni sapioseksualë janë këto:

#1

– Mendoni se të bëni një bisedë interesante dhe/ose intelektuale është më mirë se seksi rastësor me dikë që nuk e njihni mirë.

#2

– Rrallë keni tërheqje të menjëhershme ndaj dikujt. Tërheqja juaj vjen gradualisht, teksa e njihni më mirë personin dhe arrini ta “njihni” mendjen e tyre.

#3

– Ju bezdisin njerëzit që bëjnë gabime gramatikore dhe nëse po e mendonit si opsion për të dalë me dikë, pas kuptoni se nuk shkruajnë mirë, hiqni dorë.

#4

– Ideja juaj e flirtimit është sugjerimi i librave, filmave dhe muzikës së mirë. Çdo gjë që ka të bëjë me artin dhe që është në interesat tuaja të përbashkëta.

#5

– Ju intereson më shumë se çfarë di njeriu me të cilin po dilni, se sa çfarë ai/ajo ka. Gjendja financiare nuk është primare për ju, mjafton të ndani interesa të ngjashme dhe të jeni ambiciozë për të ardhmen.

#6

– Keni tendencën të keni lidhje të gjata, pasi intimiteti në çift është në një nivel krejt tjetër dhe shkon përtej trupave të zhveshur.