A duhet të rritet mosha e fillimit të shkollës në shtatë vjet?

0
293

Një fushatë e re ka filluar për një rregullim rrënjësor të arsimit fillor në Skoci në përpjekje për të përmirësuar shëndetin afatgjatë fizik dhe mendor femijeve.Skocezet besojne se fëmijët duhet të fillojnë shkollën vetëm kur janë shtatë vjeç dhe i kanë bërë thirrje qeverisë skoceze të prezantojë një “fazë kopshti” për të rinjtë e moshës midis tre dhe shtatë.
Grupi, i cili përbëhet nga mësues dhe ekspertë të arsimit, pretendon se fëmijëve të vegjël nuk duhet t’u mësohen aftësi shkrimi; përkundrazi, atyre u duhet dhënë mundësia që të zhvillohen përmes lojës.
Skocia aktualisht është një nga vetëm gjashtë vendet në Evropë që pret që fëmijët të fillojnë shkollën nga katër ose pesë vjeç.
Masa do të sillte sistemin e arsimit skocez në përputhje me ato të Finlandës, Polonisë dhe Estonisë – tre nga vendet më të suksesshme në Evropë.
Një studim i publikuar vitin e kaluar zbuloi se fëmijët që fillojnë më vonë shkollën kanë më pak të ngjarë të jenë inativë ose hiperaktivë në klasë.
Kërkimi gjithashtu tregon provat që kopshtet ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë vetëbesimin dhe aftësinë e tyre emocionale.

Burimi:BBC News