A do t’i bashkohet Salah Juventus-it?

0
34

“Juventus” po trazon gjithnjë e më shumë tregun e transferimeve me “Zonjën e Vjetër”, e cila nuk ka ndërmend t’i vendosë kufi fantazisë së saj.

Pasi realizuan goditjen e “shekullit” duke transferuar Ronaldon në Torino, për drejtuesit e klubit bardhezi asgjë nuk është e pa mundur.

Nga Anglia vjen një lajm i bujshëm, ku sipas “The Guardian”, “Juve” ka kontaktuar Mohamed Salah.

Mediet italiane nuk shohin asgjë të çuditshme në këtë pjesë, fundja “Juventus” është një klub i madh dhe është gjithnjë në kërkim të lojtarëve më të mirë në botë, Salah është pa diskutim njëri prej tyre.

Egjiptiani zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me “Liverpool” vitin e shkuar duke dërguar të kuqtë deri në finalen e Champions League.

Edhe këtë sezon Salah nuk stonon me shifrat e tij: 17 gola në Premier League, 3 në Champions dhe 8 asiste.

Me pak fjalë “Momo” është një “top player” dhe “Juventus” e di se nuk do të jetë aspak e lehtë t’ia rrëmbejë “Liverpool”.

Gjithnjë sipas “The Guardian”, për të siguruar shërbimet e Salah duhen afërsisht 175 milion euro, një shumë e madhe të cilën “Juve” kërkon ta minimizojë duke futur në tratativa edhe Paolo Dybala./Atsh/OxygenPress.info