A do të munden konservatorët gjermanë të zgjedhin pasuesin e Merkelit?

0
56

Konservatorët gjermanë humbën një afat të vetëshpallur të dielën për të zgjidhur një grindje të brendshme mbi atë se kush duhet të jetë kandidati i tyre për të zëvendësuar kancelaren Angela Merkel në zgjedhjet e ardhshme.

Kristian-demokratët e Merkelit (CDU) dhe aleatët e tyre vetëm bavarezë, Unioni Social-kristian (CSU), janë përfshirë në një luftë kaotike për të vendosur se kush do të jetë kancelari i tyre kandidat.

Anëtarët me ndikim të bllokut kanë bërë presion ndaj dy kandidatëve për t’i dhënë fund grindjeve, nga frika se mos dëmtohen përpjekjet e tyre për të fituar një mandat të pestë radhazi në pushtet në zgjedhjet e shtatorit.

Dy aspirantët janë Armin Laschet, udhëheqësi i CDU-së dhe Markus Soeder, shefi popullor i CSU-së.

Të dy janë gjithashtu kryeministra të landeve të fuqishme gjermane: Laschet në Nordrhein Westfalen dhe Soeder në Bavari.

Të dy kandidatët dhe ekipet e tyre zhvilluan bisedime gjatë javës së kaluar me synimin për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes deri të dielën.

Por, pavarësisht se të dy palët i quajtën diskutimet konstruktive, asnjëra palë nuk ka lëvizur deri më tani.

”Soeder dhe Laschet u takuan të dielën vonë në ndërtesën e Bundestag në Berlin, por patën bisedime të pasuksesshme edhe pse biseduan për tri orë”, sipas burimeve.

CDU dhe CSU tradicionalisht paraqesin një kandidat të përbashkët për kancelar.

Normalisht, Laschet besnik i kancelares Merkel do të ishte një bllokim për emërimin e drejtuesit të peshave të rënda të CDU.

Por, mbështetja e partisë është zbehur në sondazhet e opinionit publik ndërsa qeveria e Merkelit po përpiqet të menaxhojë pandeminë e koronavirusit.

Soeder është aktualisht një nga politikanët më të njohur të Gjermanisë dhe ka përdorur pandeminë për të forcuar profilin e tij politik në Bavari./ATSH