A do të luajë Messi të mërkurën në ndeshje me Real Madridin?

0
55

Derisa të  mërkurën pritet që Barcelona dhe Real Madridi të ndeshen në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit,  Lionel Messi nuk mori pjesë në stërvitjen e sotme duke ngritur edhe më shumë dyshimet për paraqitjen e tij në sfidën e së mërkurës ndaj Real Madridit.

Mungesa e sulmuesit argjentinas ishte parashikuar, pasi  mori një goditje  në ndeshjen me Valencian, ku shënoi dy gola. Messi mendohet se këtë të martë do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës, për të vlerësuar më pas nëse do të mund të japë kontribut në këtë El Clasico.

Nuk është vetëm Messi, në dyshim për këtë ndeshje, pasi edhe Ousmane Dembele ende nuk dihet nëse do të rikuperohet në kohë. Duket më e komplikuar situata e francezit Dembele, i cili edhe pse ishte i pranishëm në qendrën sportive të Barcelonë, nuk iu bashkua grupit.