A do të largohet Robben nga Bayern?

Ky është sezoni i fundit me “Bayern Munich” për Arjen Robben.

Holandezi do të përpiqet ta mbyllë me trofe aventurën 10-vjeçare me gjigantin gjerman, ndërsa nuk ka vendosur akoma për të ardhmen.

Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Robben, i cili ka shënuar 143 gola në 305 ndeshje me ekipin bavarez, mund të ndërrojë kontinent në fund të sezonit.

35-vjeçari ka oferta nga Japonia më konkretisht nga skuadra “FC Tokyo”.

Nëse arrihet akordi me klubin japonez, Robben do të gjente aty emra si Andres Iniesta, Lukas Podolski dhe Fernando Torres, që janë pjesë e kampionatit japonez./Atsh/OxygenPress.info