A do të dëshironte Fatmir Sejdiu të ishte sot president?

0
85

Gjatë emisionit OxygenShow me Besim Dinën, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është pyetur po ashtu se a do të dëshironte që edhe sot të ishte president i Kosovës. Ai tha se është krenar me punën që ka bërë si president, e po ashtu tha se ai e ka larë një borxh.

“ Unë e kam larë një borxh timin mendoj shumë të rëndësishëm në kohën kur kam qenë, jam krenar me punën që  kam bërë. Nuk i kam ik asnjëherë përgjegjësive tepër sfiduese që kanë qenë, për të gjitha situatat që kemi pasur dhe mendoj që kam pasur ende çfarë t’i jap Kosovës. Por, erdhi një moment që kam vlerësuar që nuk duhet të mbetet, në një kohë edhe simblokisht president”, ka thënë Sejdiu në emisionin OxygenShow.