“A do ta kisha atë kontaktin njerëzor, nëse gjithçka do të bëhej online?”

0
76

Ishte bërë një orë e plotë prej se unë dhe babai im po qëndronim ulur në bankë, ndërkohë që ai po priste për të bërë një transfer parash. Nuk munda të përmbahem pa e pyetur:

”Babi, përse nuk e aktivizon e-banking? ”

”Përse do ta bëja atë?”, pyeti ai.

”Paj, nuk do të kesh nevojë të presësh një orë këtu vetëm për një transfer.

Madje mund të bësh edhe blerje online. Çdo gjë do të jetë kaq e lehtë!”

Isha aq i entuziazmuar ta bind tim atë që të kyçet në botën e e-banking.

Më pas ai më pyeti: “Nëse e bëj këtë, nuk do të kem nevojë të dal nga shtëpia apo jo?”

”Po, po”! i thashë. Ia sqarova se si edhe ushqimin mund t’ia dërgojnë te dera, dhe se si Amazon dorëzon gjithçka te shtëpia!

Por, përgjigja e tij më la pa tekst.

Ai mu drejtua në këtë mënyrë: “Që nga momenti kur hyra në këtë bankë, takova katër miq të mi, ndërkohë që bisedova një kohë edhe me stafin që më njohin shumë mirë këtu.

Ti e di se unë jetoj vetëm … dhe kjo është shoqëria që më nevojitet. Më pëlqen të bëhem gati në shtëpi dhe të vij këtu në bankë. Kam mjaft kohë. Është ai kontakti fizik për të cilin kam më së shumti nevojë në këtë moshë.

Dy vite më parë u sëmura. Pronari i dyqanit nga i cili zakonisht blej fruta, erdhi të më vizitonte, u ul pranë shtratit tim dhe filloi të qajë.

Kur nëna jote u rrëzua pak ditë më parë gjatë shëtisë së mëngjesit, shitësi ynë lokal e pa atë dhe menjëherë e hipi në makinën e tij për ta sjellur nxitimthi në shtëpi, pasi ai e di mirë se ku jetojmë.

A do ta kisha atë kontaktin njerëzor, nëse gjithçka do të bëhej online?

Pse do të doja që gjithçka të më dorëzohet te dera dhe të më detyronte që të bashkëveproj vetëm me kompjuterin tim?

Më pëlqen të njoh personin me të cilin po bëj pazar, pasi që ky komunikim krijon lidhje. Krijon raporte.

A mi sjell Amazon-i të gjitha këto?”

Teknologjia nuk është e gjithë jeta …

Kaloni më shumë kohë me njerëz .. Jo me pajisje.

E përshtati: Jeton Zenuni