97% e refugjatëve në botë gjenden në Afrikë dhe Azi

0
89

Sekretarja e Përgjithshme e Komisionit Ekonomik të OKB-së për Afrikën (UNECA), Vera Songwe tha se 97% e popullsisë së refugjatëve në botë janë në kontinentet e Afrikës dhe Azisë.

Takimi i Bordit Drejtues të Unionit Afrikan me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, para Samitit të 32-të të Liderëve të Unionit Afrikan, filloi në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba.

Sekretarja e Përgjithshme e UNECA-s, Songwe, në fjalimin e hapjes së mbledhjes së organizuar para samitit, ku tema kryesore do të jetë mbi refugjatët dhe të zhvendosurit, ndau me të pranishmit të dhëna në lidhje me shifrat e migrimit në kontinent.

Ajo tërhoqi vëmendjen në atë se çështja e migrimit është një çështje shumëdimensionale dhe e komplikuar, përcjell Atsh.

“Sot në kontinentin afrikan gjenden 14,7 milionë persona të zhvendosur dhe 7,3 milionë refugjatë”, u shpreh Songwe.