900,000 viktima si pasojë e Covid-19 janë shënuar në mbarë botën

0
42

Siç ka raportuar Universiteti i Johns Hopkins, numri i viktimave në mbarë botën ka tejkaluar 900,000, kurse afër 28 milion janë të infektuar.

SHBA mbetet vendi më i goditur nga virusi, ku tashmë ka shënuar më shumë se 6.3 milion të infektuar dhe 190,000 viktima shkruan BBC.

Brazili, vendoset në pozitën e dytë me më shumë se 128,000 viktima, e ndjekur pas nga India me mbi 75,000 të vdekur.

Meksika dhe Britania e Madhe radhiten pas këtyre vendeve, përkatësisht me 69,000 viktima dhe 41,000 viktima.

Në anën tjetër, India ka regjistruar më shumë raste të reja dhe viktima në ditët e fundit./GazetaShneta/