9000 pjesëmarrës në maratonën e Shangait pavarësisht COVID-19

0
33

Rreth 9 000 atletë morën pjesë në maratonën ndërkombëtare të Shangait, sipas disa mediave kineze, një pjesëmarrje që është bërë e rrallë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Këtë vit, maratonat prestigjioze të Nju Jorkut, Berlinit, Bostonit dhe Çikagos u anuluan. Ato të Londrës dhe Tokios ishin të rezervuara për atletët elitë.

Për të marrë pjesë në Maratonën e Shangait, atletëve iu është dashur t’i nënshtrohen një testi depistimi për COVID-19 dhe të mbajnë maskën para nisjes dhe menjëherë pas mbërritjes. Disa e mbajtën atë në fytyrën e tyre gjatë gjithë kohës.

Numri i pjesëmarrësve ishte gjithashtu i kufizuar (rreth 38 000 atletë morën pjesë në ngjarje në 2019) dhe spektatorët u inkurajuan të mos merrnin pjesë në garë.

Kina, ku koronavirusi i ri u zbulua për herë të parë vitin e kaluar, ka përmbajtur kryesisht epideminë që nga pranvera, falë testeve, bllokimeve, karantinave dhe gjurmimit të lëvizjes. Jeta ka rifilluar një rrjedhë pothuajse normale, me përjashtim të shpërthimeve të lokalizuara.

Disa raste lokale të kontaminimeve me COVID-19 janë identifikuar këtë muaj në kryeqytetin ekonomik Kinez prej 24 milionë banorë./ATSH