“90% e këtyre shprehjeve i thonë vetë gratë për gratë e tjera, pale çfarë të presësh nga burrat”

0
298

Nga Ema Xh Hajdini Gega

Pasi lindim fëmijë fillojmë të dëgjojmë kur:
ankohemi (kush të tha të pjellësh?)
qajmë (pse qan tani? Mendove se ishte fushë me lule?)
lodhemi (për çfarë u lodhe? Se mos po kap gjë me dorë!)
flemë (je dembele!)
pushojmë (do kesh kohë të pushosh kur të rriten)
mbesim prapë shtatzënë (të ka lënë mendja? Do i rreshtosh ti kshu? Boll më!!)
kur lëmë punën (e me çfarë do i ushqesh kalamajtë ti)
kur shkojmë të punojmë (kush do t’i rrisi apo do i lësh dorë më dorë?)
kur i çojmë në çerdhe (po i lë t’i rrisi dynjaja!!)
kur rrimë në shpi, t’i rrisim vetë (i shkreti burrë ai rropatet, nusja në shpi, si parazite!!)
të jemi beqare (kush do të marrë ty me fëmijë moj e gjorë)
të dalim të pijmë një kafe me shoqet (ja lë gjyshes, që të bredhi rrugëve)
Dhe e dini kush është më e keqja??? 90% e këtyre shprehjeve i thonë vetë gratë për gratë e tjera.
Pale çfarë të presësh nga burrat.