8 lumenjtë kryesorë të Shqipërisë

Territori hidrografik i Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 44.000 km2 ose 57% më shumë se territori i saj. Shqipëria ka 8 lumenj kryesorë:

Drini, Buna, Vjosa, Semani, Mati, Shkumbini, Ishmi dhe Erzeni.

Lartësia mesatare e territorit hidrografik të Shqipërisë është rreth 700 m mbi nivelin e detit.

Prurja mesatare shumëvjeçare e rrjedhjes së përgjithëshme të lumenjve është rreth 1.245 m3/sek. Për shkak të veçorive morfologjike, Shqipëria është shumë e pasur në lumenj.

Më shumë se 152 lumenj dhe përrenj, formojnë përfundimisht 8 lumenj të mëdhenj, që rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, kryesisht, drejt bregdetit Adriatik.

Lumenjtë më të rëndësishëm të Shqipërisë janë Drini me 340 m3/sek,

Vjosa me 210 m3/sek,

Semani me 101 m3/sek,

Mati me 74 m3/sek,

Shkumbini me 60 m3/sek, etj.

Megjithëse prurjet e këtyre lumenjve janë relativisht të vogla, ato kanë rënie të madhe dhe bëjnë që potenciali hidroenergjetik i tyre të jetë i konsiderueshëm për vendin tonë.

Këto e bëjnë Shqipërinë një vend të pasur në rezerva ujore dhe potenciali hidroenergjetik që mund të shfrytëzohet, të ketë vlera të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Lumi Drin

Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19. Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë dhe Drinit të Zi që buron në Shën Naumi, Maqedoni. Drini ka prurje ujore prej 340 m³/sek [1], i dyti për nga kapaciteti pas Bunës. Për shkak të liqejve artificial të krijuar, si ai i Fierzës, Komanit, e Vaut të Dejës, një pjesë e Drinit është bërë i lundrueshëm. Megjithatë, përmbytjet në zonen e Lezhës janë të përvjetshme edhe sot e kësaj dite

Drini i Bardhë

Lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosoves, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron nga një gurrë në Bjeshkën e Rusolisë, sipër fshati Katundi i Ri në vendin e ashtuquajtur Radavci (afer qytezes Burimi)ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbresi në rrafshira dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikitetë njihet më emrin Drillon. Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 km në drejtimin veri-jug. Ai mbledhë me vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut, e Lumbardhit të Prizrenit. Me një madhësi prej 4,646 km², bazeni i Drinit është më i madhi nga katër bazenet ujëmbledhëse të Kosovës.

Drini i Zi

Drini Zi: burimi nga Liqeni i OhritDrini i Zi buron nga burimi i Shën Naumit dhe rrjedha e tij kalon mes përmes Liqenit të Ohrit deri në qytetin e Strugës të cilin lumi e ndanë në dy pjesë. Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin “Qyteti i Urave”. Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit Maqedoni – Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë. Në pjesën e Maqedonisë rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale, të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike.
Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik. Në ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.

Lumi Buna

Lumi i vetëm i lundrueshëm në Shqipëri. Buron nga Liqeni i Shkodrës dhe pasi bashkohet me lumin Drin derdhet në detin Adriatik pak kilometra në veri të Velipojës. Është lumë fushorë i gjatë 44 kilometra dhe në grykëderdhje ka formuar një deltë te gjerë. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670m kub/sek, kjo e bënë këtë lumë të jetë ndër lumenjët me prurjen më të madhe në Mesdheun verior.

Lumi Mat

Lumi Mati buron në malin e Kaptinës (Shqipëri) dhe duke përshkruar një lugin me zgjerime e gryka mbi të cilat gjenden Hidrocentralet (Hidrocentrali i Ulzes dhe Hidrocentrali i Shkopetit) derdhet në Detin Adriatik. gjatësia e këtij lumi është 115km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 103m kub/sek.

Lumi Shkumbin

Lumi Shkumbin buron në malin e Valamares (Shqipëri) dhe duke rrjedh nëpër një lugin të ngusht e reliev të thyer derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61m kub/sek. Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.

Lumi Valbona

Lumi Valbona është për një gjatësi rreth 50 km. një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm në Alpet e Shqipërisë veriore. Lumi buron nga malet e rrethit të Malësisë së Madhe afër fshatit Rragam dhe kalon pas rreth dy kilometrash kufirin ndarës me rrethin e Tropojës. Pas disa kilometrash diku para qytetit Bajram Curri, ai kthen për nga fshati i Gashit dhe pas Bajram Currit vërshon djathtas drejt fshatit Llukaj, për tu derdhur më në fund në Liqenin e Komanit.