Çaji i gjelbër ka shumë të mira, për të cilat shumica e njerëzve janë të pa vetëdijshëm
Për shkak se procesohet ndryshe nga çaji i zi, çaji i gjelbër ka më shumë antioksidantë dhe polifenole natyrale.
Ja disa nga arsyet pse duhet ta pini rregullisht.
Është i mirë për personat me diabet
Pirja e rregullt e çajit të gjelbër ndihmon në rregullimin e nivelit të glukozës në trup, çka më pas rregullon sheqerin në gjak.
Ata që konsumojnë çaj të gjelbër rregullisht kanë më pak gjasa të preken nga diabeti.
Ndihmon në humbjen e peshës
Pirja e çajit të gjelbër e përshpejton metabolizmit tuaj në mënyrë të natyrshme, duke e parandaluar rritjen e masave dhjamore në trupin tuaj.
Për shkak se çaji i gjelbër përmban sasi kafeine, ai po ashtu i jep trupit energji para ushtrimeve.
Ju ndihmon të keni një zemër të shëndetshme
Besohet se çaji i gjelbër ndihmon në uljen e stresit dhe po ashtu në formimin e kolesterolit të dëmshëm, gjë që ndihmon të keni një zemër më të shëndetshme.
Ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të Alzheimerit dhe Parkinsonit
Besohet se çaji i gjelbër e vonon sëmundjen e Alzheimerit dhe atë të Parkinsonit, për shkak se ky çaj ka fuqinë të mbrojë dhe riparojë qelizat e trurit.
Ul rrezikun e kancerit
Ky çaj ul rrezikun e kancerit të ezofagut, gjirit dhe prostatës. Ai po ashtu besohet se ndihmon në asgjësimin e qelizave kancerogjene në trup po ashtu.
Depresioni
Theanina, një aminoacid shumë i rëndësishëm për shëndetin e mendjes dhe trupit, gjendet në gjethet nga të cilat përfitohet çaji i gjelbër.
Për një lëkurë më të shëndetshme
Pirja e rregullt e këtij çaji, apo aplikimi i çajit të ftohtë në lëkurë në zonat problematikë të lëkurës suaj, e ngadalësojnë plakjen.