69-vjeçari i kërkon gjykatës ta bëjë 49 vjeç

0
94

69 vjeçari nga Holanda,Emile Ratelband,  nëntorin e këtij viti u përpoq që të ndryshojë ligjërisht moshën, ai donte të ishte 49 vjeç.

Ratelband jeton në një shoqëri në të cilën njerëzit mund të ndryshojnë ligjërisht gjininë, pse ai nuk mund të ndryshojë moshën.  Ai nuk po tentonte ta ndryshonte jetën e tij përmes operacioneve plastike, gjë që e bëjnë shumë njerëz për të fshehur shenjat e viteve, thjeshtë kërkonte një ndryshim në dokumente.

Për Ratelband, kjo kërkesë nuk ishte aspak e ndryshme me çdo dëshirë tjetër që lidhet me ndryshimin e emrit apo të gjinisë.

“Nëse duam mund të ndryshojmë emrin ose gjininë tonë, kështu që unë dua të ndryshoj moshën. Në trup dhe mendje ndihem si 40 ose 45 vjeçar”, rrëfente holandezi.

Ai theksonte se po të ishte 40 vjeç do të bënte jetë më të mirë. “Nëse je 69 vjeç në Tinder, je i vjetër”, arsyetoi Ratelband, i cili ka shtatë fëmijë dhe është single. Miqtë e nxisin atë vetëm për të modifikuar moshën në aplikacionet e takimeve. E ai u përgjigjet: “Por unë nuk dua të gënjej, nëse gënjej, duhet të mbaj mend gjithçka që them”.

Pensionisti holandez ka depozituar kërkesën e çuditshme në gjykatë dhe trupi gjykues ia hodhi poshtë kërkesën./ 27Al/OxygenPress.info