“55 shades of gay” shfaqet në Teatrin “Oda”

0
59

Shfaqja “55 shades of gay” e autorit Jeton Neziraj e regji të Blerta Nezirajt, mbrëmë është shfaqur  në Teatrin Oda, para nisjes për në Neë York.

Në Neë York, do të ketë nëntë prezentime në teatrin La MaMa,  nga 7 deri më 17 mars.

Me tekst të Jeton Neziraj e regji nga Blerta Neziraj, shfaqja sjellë në kastën e aktorëve Tristan Halilaj, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Alketa Sylaj dhe Luan Durmishi (vokal). Skenografia dhe kostumet janë punuar nga: Sebastian Ellrich / Muzika: Irena Popovic / Koreografia: Florian Bilbao

Qendra Multimedia nga Prishtina, e konsideruar si ‘njëra nga kompanitë teatrore më interesante nga Evropa Juglindore’, ka vendosur në skenë, në një trajtim krejtësisht politikisht jo-korrekt, një performancë argëtuese politike dhe provokative, duke prekur çështje që kanë të bëjnë me komunitetin LGBTI. /Kult/OxygenPress.info