54 pacientë me oksigjeno-terapi po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

0
61

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka prezantuar gjendjen e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në këtë institucion shëndetësor.

Ky spital njofton se aktualisht po trajtohen 61 pacientë të konfirmuar me koronavirus.

Tutje bëhet e ditur 54 pacientë janë në oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

94 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid,
61 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,
21 pacientë të konfirmuar negativ
12 pacientë presin rezultatet
54 pacientë me oksigjeno terapi,
6 pacientë në CPAP maske,
1 pacientë i intubuar.
Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat,distancen dhe higjenen.