52% e votuesve duan mbylljen e medias sociale javën e zgjedhjeve në SHBA

0
45

Të paktën 52% e votuesve amerikanë besojnë se është më mirë të mbyllen të gjitha mediet sociale në javën e zgjedhjeve në SHBA, sipas një sondazhi nga kompania kërkimore ”Accountable Tech”.

Në këtë sondazh u pyetën 1 000 qytetarë amerikanë të regjistruar për të votuar, afërsisht gjysma demokratë dhe gjysma republikanë (përkatësisht 54% dhe 51%).

Sipas të njëjtit studim, 79% e të anketuarve thonë se mediet sociale duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur demokracinë.

“Ekziston një shqetësim i befasishëm rreth gatishmërisë së medieve sociale për këto zgjedhje. Shumica e të anketuarve në sondazh në të vërtetë thanë që të mbyllen mediet sociale. Kjo nuk do të thotë që duhet ta bëjmë, por i dërgon një mesazh të qartë ‘Silicon Valley”, theksoi Jesse Lehrich, themeluesi i ”Accountable Tech”.

Përveç kësaj, sipas studimit, 62% e të anketuarve thonë se nuk janë të sigurt nëse mediet sociale mund të parandalojnë dezinformimin në lidhje me zgjedhjet dhe 91% besojnë se këto kompani duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar përhapjen e saj.

Pothuaj 85% e të intervistuarve ranë dakord me bllokimin e postimeve që kërkojnë dhunë ose shpërndajnë informacione të gabuara gjatë zgjedhjeve./ATSH