50 të rinj përfitojnë punë praktike në Turqi

0
96

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kompaninë “Ayyt Career” me qëllim të realizimit të punës profesionale praktike të të rinjve në formë të punësimit sezonal në Turqi.

“Me qëllim  të avancimit të të rinjve tanë dhe krijimit të kushteve për të punuar në punë praktike në fushën e hotelierisë, sot nënshkruam këtë marrëveshje nga e cila do të përfitojnë shumë të rinj të vendit tonë e të cilët përveç që do të paguhen për punën e tyre, do të kenë mundësi që të krijojnë përvoja të reja në këtë fushë në Turqi dhe punë për të cilën në fund edhe do të certifikohen. Kjo u mundëson atyre që të aftësohen profesionalisht në fushën e hotelierisë dhe të krijojnë kontakte të reja të nevojshme për ta”, ka thënë ministri Kujtim Gashi.

Ai tha se MKRS përkrahë këtë program me 15 mijë euro.

“Këto mjete dedikohen për 50 të rinj përfitues duke llogaritur koston nga 300 euro për person”, tha ai, njofton MKRS.

Përzgjedhja e studentëve përfitues për punë praktike 6 mujore në Turqi do të bëhet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./OxygenPress.info