50 për qind e të rinjve në Kosovë të papunë

0
72

Raporti i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës nxjerrë të dhëna tronditëse sa i përket papunësisë tek te rinjtë në Kosovë.

Bazuar në tremujorin e tretë të Anketës së Fuqisë Punëtore e vitit 2018, 28.8 për qind  e të papunëve në Kosovë ishin të rinj, të moshës 15-24 vjeç. Por përvec kësaj shumë e lart mbetet papunësia mes të rinjve.

“Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së re është e papunë (55.0%) dhe shkalla e papunësisë tek rinia e gjinisë femërore është më e lartë (62.5 %) krahasuar me meshkujt(51.8%)”, thuhet në këtë raport.

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, të rinjtë në Kosovë kishin dy herë më shumë gjasa të ishin të papunë në krahasim me të rriturit, me shifra pothuajse të ngjashme për meshkujt dhe femrat. /Buletini Ekonomik/OxygenPress.info