5 vjet nga aneksimi i Krimesë nga Rusia

0
45

Kjo javë shënon përvjetorin e pestë të aneksimit me forcë nga Rusia të rajonit ukrainas të Krimesë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vendosën sanksione në disa fusha ndaj Moskës pas pushtimit – dhe analistët thonë se pasojat ekonomike janë duke ndikuar tek niveli i miratimit për presidentin rus Vladimir Putin, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell:

Ata u quajtën “njerëzit e vegjël, të gjelbërt” – luftëtarë të armatosur rëndë me uniforma të panjohura – të cilët pesë vjet më parë sulmuan ndërtesat qeveritare dhe ushtarake të Ukrainës në Krime. Këta luftëtarë u pa qartë se kishin mbështetjen e Rusisë, por Moska e mohoi përfshirjen. Më 16 mars 2014, autoritetet e reja “de facto” të Krimesë organizuan një referendum, ku pretenduan se mbi 95 për qind e votuesve zgjodhën ta

kthenin rajonin nën kontrollin rus. Presidenti rus Vladimir Putin e përshëndeti aneksimin e Krimesë..

“Pas një udhëtimi të vështirë, të gjatë dhe të lodhshëm, Krimea dhe Sevastopoli po kthehen në portin e tyre, në brigjet e në shtëpisë së tyre, në Rusi”.– tha zoti Putin. Pesë vjet më pas, zoti Putin këtë javë u kthye në Krime dhe vlerësoi përparimin e arritur.

Në Krime janë ndërtuar stacione të reja të energjisë. Një urë lidh Krimenë me Rusinë, por lartësia e saj e pamjaftueshme kufizon transportin për në portet e Ukrainës. Këtë vit do të fillojë shërbimi i transportit përmes hekurudhës. Banorët e Krimesë që folën për Zërin e Amerikës e mbështetën këtë zhvillim:. “Gjithshka po shkon mirë. Kudo sheh kantjere të mëdha ndërtimi, siç e shihni.”– tha një banor.

Pas pushtimit mbështetja për Vladimir Putinin në Krime u rrit. Por tani duket se ajo po bie. Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe disa vende aleate vendosën sanksione ekonomike ndaj Moskës. Analistët thonë se pasojat e tyre po ndjehen tek ekonomia.“Sindromi, apo konsensusi i Krimesë, duket qartë se është zbehur. Njoftimi për reformën e pensioneve dhe rritja e moshës së daljes në pension, u bë shkak që njerëzit filluan të kuptojnë, jo se nuk e kishin

kuptuar më parë, por filluan të mendonin se në të vërtetë jo gjithashka shkonte mirë”, – thotë analistja Maria Lipman.

Ukraina mban të dielën, më 31 mars, zgjedhjet presidenciale. Kandidatët kryesorë kanë premtuar se do ta vazhdojnë rrugën e Kievit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në këto kushte, a do të mundet Vladimir Putin të marrë veprime të mëtejshme ushtarake? ((Vladislav Inozemtsev, Qendra për studime post-industriale në Moskë (në “Politika ruse është ezauruar së tepërmi me Ukrainën. Unë përjashtoj çdo lloj ndërhyrjeje ushtarake, si mbylljen e detit Azov apo provokime të tjera ushtarake në Donbas “, thotë analisti Vladislav Inozemtsev. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë këtë javë se Krimeja do të konsiderohet gjithmonë pjesë e Ukrainës. Por kritikët thonë se dështimi i Perëndimit për t’u përballur me Rusinë në vitin 2014 çoi në ndërhyrjen e Moskës në konflikte të tjera, siç ishte ajo në rajonin Donbas të Ukrainës lindore dhe në Siri.