400 të rinj çertifikohen për ndërmarrësi

0
48

Rreth 400 të rinj të certifikuar për ndërmarrësi dhe zhvillim të planeve të biznesit i janë shtuar Kosovës. Çertifikatat “Trajnime për Ndërmarrësi dhe Zhvillim të Planeve të Biznesit” i ka shpërndarë sot Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas ministrit Kujtim Gashi, përmes këtyre trajnimeve u është dhënë mundësia e përgatitjes për biznes plane të gjithë rinjve nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ai tha se në veçanti kanë përkrahur të gjitha grupet e margjinalizuara, femrat e reja në zonat rurale, komunitetet e ndryshme dhe personat me nevoja të veçanta, me qëllim të gjithpërfshirjës.

Jam i lumtur që në këtë tremujor të fundit kemi arritur të mbështesim 5 Organizata Joqeveritare/kompani në 7 regjione të Kosovës, ku përmes këtij projekti ne synojmë t’i përgatisim të rinjtë për tregun e punës përmes ofrimit të trajnimeve në ndërmarrësi që do të ndihmoj të rinjtë të zhvillojnë njohurit në hartimin e planeve të biznesit, një synim ky i imi si Ministër, por edhe i MKRS-së për të pasur sa më shumë të rinj të përgatitur për tregun e punës edhe për të qenë të gatshëm të zhvillojnë biznese dhe të udhëheqin ndërmarrje të ndryshme”, ka thënë Gashi./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu