4 parlamente në botë kanë kryetarin shqiptar, në të pestin është zv/kryetar

0
104

Turqia ka votuar për kryeparlamentarin e ri.

Mustafa Şentop me shumicë votash (336 nga 600) është zgjedhur në krye të parlamentit turk.

50 vjeçari është i lindur në Turqi nga një familje shqiptare që ka emigruar më herët në Turqi.

Me zgjedhjen e tij si kryeparlamentar, tashmë pesë parlamente evropiane drejtohen nga shqiptar.

Gramoz Ruçi është në krye të parlamentit të Shqipërisë, Kadri Veseli drejton parlamentin e Kosovës derisa Talat Xhaferi është kryetar i legjislativit të Maqedonisë.

Mos të harrojmë që edhe zv.kryetari i Parlamentit në Mal të Zi është shqiptar, Genc Nimanbegu.

Kjo është hera e parë që ndodh që katër shqiptar të drejtojnë institucionin më të rëndësishëm në katër shtete të ndryshme të Evropës.