29 numri i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 Kosovë

0
96

Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit.

Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e 29 në nivel vendi nga Covid-19 dhe e tetëmbëdhjeta në Klinikën Infektive nga kjo sëmundje.