272 mijë amerikanë vaksinohen kundër COVID-19

0
53

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA ka njoftuar se së paku 272 mijë e një amerikanë kanë marrë vaksinën Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Dr. Tom Clark gjatë një takimi të Komitetit Këshillëdhënës se ky këto të dhëna janë mbledhur dhe paraqesin “vlerësimin minimal” të situatës, pasi që sipas tij ka vonesa në raportimin e situatës.

Përgatitësve të raporteve u kërkohet që të raportojnë se sa persona janë vaksinuar në 72 orët e fundit në zyrtare lokale të shëndetit publik, e të cilat i kanë hapësirë 24 orë që t’i përcjellin ato raporte në Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve.