25 vjet burg të akuzuarit për dhunimin dhe vrasjen e 11 vjeçarit, Kujtim Veseli nga Fushë Kosova

0
289

25 vjet burgim unik nga Gjykata e Prishtinës, i janë shqiptuar sot S.O, i akuzuar për vrasjen e 11 vjeçarit Kujtim Veseli nga Fushë Kosova.

S.O, akuzohej edhe për veprën penale dhunim ndaj 11 vjeçarit.

Kujtimi Veseli që i përkiste komunitetit ashkali, u gjet i vdekur më 11 korrik, 2019, poshtë shkallëve të një objekti banimi në lagjen “Xhemajl Mustafa”, në Fushë Kosovë.

S.O akuzohet se ka dhunuar vazhdimisht Kujtimin edhe para datës 11 korrik kur u gjet i vrarë.

Sipas shkresave të rastit, S.O, akuzohet se ka dhunuar seksualisht Kujtimin edhe më 29 janar, 2019, për çka ishte denoncuar në polici nga babai i tij dhe nëna e viktimës.

S.O ishte intervistuar vetëm pas 65 ditësh nga rasti i dhunimit, pra më 4 prill, 2019. Në këtë intervistë, S.O, pranoi se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën.