25 shtëpi do ndërtohen në Vushtrri për familjet në nevojë

0
62

Shoqata Bamiërëse “Jetimat e Ballkanit” njofton se do ndërtohen 25 shtëpi për familjen në nevojë në Komunën e Vushtrrisë.

Shoqata dhe kryetari i Komunës, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, për ndërtimin e 22 shtëpive ku për secilën shtëpi Komuna do të participojë me shumën prej 5 mijë euro.

Dy shtëpi do të jenë shtesë nga donatorët e Shoqatës, ndërsa kësaj bamirësie i është bashkangjitur edhe Firma FITIMI me pronar Halil Jonuzi nga Vushtrria i cili do e ndërtojë një shtëpi komplet me financat e tij.

Pra, gjithsej 25 shtëpi.