21 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

0
138

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare ka si qëllim promovimin dhe ndërgjegjësimin për diversitetin gjuhësore dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.

Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli me anë të së cilës shprehet shpirti dhe kultura e tij. Gjuha e një populli, zhvillimi i saj, e folura e tij, dashuria ndaj saj dhe promovimi i saj tregon, në fakt, kulturën që mbretëron brenda pjesëtareve të atij populli, asaj shoqërie.
Kjo ditë është shpallur 21 shkurti që prej vitit 1999 nga UNESCO dhe zyrtarisht është pranuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me një rezolutë të veçantë.

Sipas Wikipedia, data 21 shkurt është caktuar për të përkujtuar ditën e protestave të studentëve të Univesitetit Dhaka me origjine nga Bengali, të cilët qenë konfrontuar me policët pakistanez derisa protestonin për të drejtën e gjuhës së tyre bengaleze që të pranohet si gjuhë zyrtare.

Që nga viti 1999 kur UNESCO kishte shpallur 21 shkurtin ditë ndërkombëtare të gjuhës amtare, çdo vit në mbarë botën organizohen manifestime, organizime në nivel kombëtar e ndërkombëtar, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve amtare.