19 vjeçarja shqiptare kandidate për Këshillin Bashkiak në zonën e Lombardisë në Itali

Pas gati 3 dekadash në emigrim, shqiptarët e Italisë synojnë të drejtojnë politikën e këtij vendi.

Pas suksesve të shumta të arritura gjatë këtyre viteve në skenat e artit italian, si në muzikë, balet, pikturë, letërsi e kinematografi, shqiptarët në Itali, kërkojnë të jenë një zë i fortë dhe në drejtimin e pushtetit vendor.

Pas gati tre dekadash në emigrim shqiptarët e Italisë synojnë të jenë pjesë aktive e politikës së këtij vendi. Për zgjedhjet e 26 majit, rreth 70 bashkëkombas janë regjistruar si kandidatura në parti të ndryshme. Kandidatët shqiptarë janë pothuajse të gjithë profesionistë e sipërmarrës të sukseshëm.

Mes kandidatëve shqiptarë të bie në sy se jo pak prej tyre janë emigrantë të brezit të dytë, fëmijë të familjeve ta para shqiptpare që ndërtuan jetën e tyre të re në vendin përballë Shqipërisë e në krahun tjetër të Adriatikut.

E tillë Xheimina Dervishi 19 vjec e cila ka lindur në provincën e Vareses, ndërsa familjan e saj është me origjinë nga Kavaja.

“Italia ishte ëndërra amerikane e babait tim i cili emigron qysh në moshën 20 vjecare në Itali”, shkruan në profilin e saj Xheimina.

Xheimina Dervishi është kandidatja më e re në moshë për Këshillin Bashkiak në zonën e Lombardisë në Itali.

19 vjeçarja shqiptare me origjinë nga Kavaja është studente e filozofisë në Universitetin e Milanos, ndërsa politika është pasion i saj./Oxygenpress.info