18 vjeçarja Leunorë Musliu me piktura mahnitëse

0
1080

Është vetëm 18 vjeçare por arti i saj po mahnit të gjithë.

Leunorë Musliu nga Vitia tashmë njihet për pikturat që bënë.

Për OxygenPress ajo tregon se me vizatime ka filluar të merret që në shkollën fillore, të mesmen zgjodhi për pikturë e edhe studimet në po këtë drejtim.

Stili i artit që ajo praktikon është surealizmi dhe të gjitha pikturat e saj janë të ndërtuara mbi këtë stil.

Disa nga pikturat që kjo artiste ka punuar:

Sipas Leunorës kjo pikturë si koncept ka përjetimet e luftës ku tregohet imazhi i një fëmije i cili nuk ka njohuri për fatin e familjarëve të tij dhe është i vetëm në tren.

I paraqitur autoportreti i saj, që përmes simboleve dhe detajeve të kësaj pikture tregon synimet dhe ëndrrat që ka piktorja.

Imazhi i një personi të moshuar që përmbledh ndjenjat dhe përjetimet e tij.

“Lotë gëzimi”, lotë që ndërthur ndjenja të veçanta dedikuar një personi me kuptim në jetën e saj./OxygenPress.info