18 mijë dollarë kushtoi grimi ‘që nuk e bëri’ Meghan Markle

U bë gruaja që e ndryshoi historinë e Mbretërisë angleze.

Meghan Markle, është gruaja më e përfolur aktualisht nëpër botë.

Është me ngjyrë, aktore, më e vjetër se Princi Harry, e ky i fundit ishte iniciatori i parë i lidhjes.

Kështjella e Windsor kishte marr pamje ndryshe, po festonin të gjithë.

Dasmë e kushtueshme normalisht.

Është një nga 10 dasmat m ë të shtrenjta e  të gjitha kohërave.

Shuma kryesore ishte për shkak të sigurisë, pasi Kështjella Windsor ishte  e rrethuar nga snajperë, policë të fshehtë dhe një sistem kundër-dronit, i cili është vlerësuar në shumën prej 30 millionë funtesh.

Meghan u shoqërua në altar nga babai i Harryt, ku u shfaq me një fustan klasik dhe me një vello tejet të gjatë.

Ndërsa Harry me kostumin klasik mbretëror, duke pritur Meghan, të cilës i pëshpëriti teksa mbërriti në altar, “Dukesh e mrekullueshme!”.

Deri në kishë Meghan u shoqërua nga e ëma, ndërkohë që Harry, nga vëllai, trashëgimtari i fronit princi William.

Nusja u shoqërua në altar nga babai i dhëndrit, princi Charles, për shkak se babai i Meghan, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në ceremony për shkaqe shëndetësore, ishte kjo arsye zyrtare, por prindërit e saj janë të ndarë.

Fustani i parë, e më vonë edhe tjetri arrijnë koston prej 300,000 funtesh.

Shto këtu që ksihte edhe një kurorë mbrësëlënëse.

Harry vendosi një unazë martese të zakonshme, ndryshe nga tradita e familjes mbretërore, sipas së cilës unaza e Princit duhet të jetë prej ari nga Uellsi.

Ndryshe nga vëllai i tij, i cili nuk mban një unazë martese, Princi Harry e mban një të tillë.

Është tradicionale që në familjen mbretërore të ketë unaza ari të Uellsit, por Harry-i mban në të vërtetë një unazë platini.

Në ditën më të rëndësishme të saj ishte shfaqur mjaft natyrale gjë që u bë temë diskutimi anembanë.

Madje, ajo zgjoi ‘konflikt’ edhe ndërmjet shqiptareve duke bërë të komentohet se a duhet të duket kështu në martesë?

Edhe pse shihej se nuk ka shpenzuar shumë para në dukjen, Meghan kishte shpenzuar mbi 18 mijë dollarë vetëm në grimin dhe flokët e saj.

CNBS ka vlerësuar se çmimi i përgjithshëm i dasmës së Princit Harry dhe Meghan ka kushtuar 42.8 milionë dollarë.

Princi Harry dhe Meghan Markle do të shkojnë në vendin ekzotik të Namibisë për muajin e mjaltit.

Burimet gjithashtu kanë zbuluar se Meghan do të jetë ajo që paguan muajin e mjaltit si dhuratë për Princin dhe se kostoja do të jetë mbi 100,000 funte.

Dukesha vlerësohet si shumë feministe.

Ajo para se të bëhej aktore punë kishte të shkruante ftesa për festë, e më vonë ishte edhe në Ambasadën e Amerikës në Buenos Aires, Argjentinë.

Motra e saj, nga babai ka publikuar një libër, ku thotë se janë kujtimet e Meghan.

Historia e tyre e dashurisë kishte filluar, teksa princi e kishte parë nëpër rolet e saj dhe përmes miqve të tij e organizoi një takim, që ajo nuk e dinte.

Ajo ishte e martuar më parë me producentin Travor Engelson por që u ndanë pas dy vitesh.

Mbretëria ka rregulla, Princi Harry theu shumë prej tyre.