17-vjeçarja nga Kosova ngjitet në majën më të lartë të botës

0
68

Mrika Nikqi së bashku me babanë e saj Arianitin, janë ngjitur në pikën më të lartë të botës.

17-vjeçarja ka arritur në Mt. Everest (8848 metra).

E njohur si Mrikë Malësorja, ajo bëhet alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botërorë në Ekspeditën Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re që ka realizuar me sukses ngjitjen në majën më të lartë në botë.

Kështu, nga shtatë ngjitjet nëpër botë, ajo i ka përfudnuar katër, ka gjasa të thyej rekordin botëror, nëse të gjitha ngjitet ende pa i mbushur 18 vjet./OxygenPress.info