16 vjeçi që do të luaj sonte në vend të Messit

0
70

Trajneri Ernesto Valverde e ka ftuar një 16 vjeç i quajtur Ansu Fati në ekipin e Barcelonës për takimin e sontshëm me Real Betisin në La Liga.

Ansu Fati, do të ketë presionin më të madh nga të gjithë futbollistët sonte, i cili duhet të zëvendësoj lojtarin më të mirë në botë. Ai cili luan si sulmues në skuadrën e të rinjve të Barcës, është stërvitur me ekipin e parë vetëm javën që lamë pas.

Lëndimet e Lionel Messit, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele kanë krijuar hapësirë në skuadrën e Valverdes për të rinjtë si Fati dhe Abel Ruiz për ta dëshmuar veten.

Sipas Mundo Deportivo, Fati kishte mbërritur në Sevilla para tre vjetëve dhe i ishte bashkuar akademisë La Masia si adoleshent.

Nëse Fati luan kundër Betisit të dielën, ai do të bëhet lojtari i dytë më i ri që paraqitet për Barcelonën në një ndeshje zyrtare në histori të klubit.

Vincente Martinez është lojtari më i ri që është paraqitur ndonjëherë për Barçën, ndërsa Messi vjen i pesti në listë.