16 tetori, Dita Botërore e Ushqimit

0
186

Ushqimi është një nga kërkesat më thelbësore për ushqimin e jetës njerëzore.
Por fatkeqësisht, Afërsisht një e treta e ushqimit të prodhuar në botë për konsum njerëzor çdo vit ; rreth 1.3 miliardë ton shpenzohet kotë ose hudhet.

Mbi 1/3 e të gjithë ushqimit të prodhuar globalisht shkon në mbeturinë.
Gati një miliard njerëz të uritur në botë do të mund të ushqeheshin me më pak se një e katërtën e ushqimit që hudhet në SH.B.A., në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë.
Nga sasia e matur e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë

42% TË MBETURINAVE TONA JANË MBETURINA TË USHQIMIT
Blerja e ushqimit, pastaj hedhja e tyre nuk është vetëm humbje parash, por poashtu dëmton edhe mjedisin.
Duke bërë disa ndryshime të vogla, ne do të kemi një mundësi të madhe për të bërë ndryshime në këtë çështje çdo ditë.
Një familje mesatare katër anëtarëshe mund të kursejë deri 70 (euro) në muaj duke zvogëluar mbeturinat e tyre ushqimore, duke:
* blerë vetëm aq sa ju nevojitet,
* ruajtur ushqimin si duhet,
* ngrënë tè gjitha që keni blerë.