“16 Ditë të aktivizmit: Ndriçimi i Parkut në ngjyrë portokalli”

0
72

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për dhunën me bazë gjinore dhe diskriminimin nga përspektiva hapësinore, gjatë ditës së sotme do ndriçohet parku  në ngjyrë portokalli, shkruan OxygenPress.

“Rruga e parkut do të ndriçohet në ngjyrë portokalli, ngjyra zyrtare e fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit, për të thirrur simbolikisht hapësira më të sigurta publike”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Këtë aktivitet e ka organizuar:Un Women Kosovo,  UN Habitat Kosovo dhe Bllok pas Blloku Prishtinë.

Aktiviteti do të filloj nga ora 17:00 deri në orën 18:00, në Parkun e Qytetit./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu