15 vjeçari debuton në La Liga

0
80

Futbollisti i Real Mallorca-s, Luka Romero, ka bërë histori duke debutuar kundër Real Madridit në moshën 15 vjeç e 219 ditë në takimin e vlefshëm për La Liga.

Pasi kishte stërvitur me ekipin senior të Mallorca-s më 1 qershor, Romero u fut në fushë si zëvendësim në minutën e 83-të në ndeshjen që klubi i tij e humbi 2:0.

“Ishte një moment i paharrueshëm”, ka shkruar Romero në Twitter pas ndeshjes. “U falemnderit të gjithëve në stafin teknik dhe te Real Mallorca që ma dhanë këtë mundësi. Kurrë nuk do ta harroj këtë ditë. Ishte mëkat që humbëm por vazhdojmë që të besojmë”.

Kështu, Romero ka thyer rekordin e mbajtur për 81 vjet nga Francisco Bao Rodriguez “Sanson” i cili kishte debutuar në moshën 15 vjeç e 255 ditë më 31 dhjetor të 1939-ës për Celta Vigo-n në përballjen kundër Sevillës.