14-vjeçarja fiton çmimin $25,000 për zbulimin e saj, i cili mund të shërbejë si kurë për Covid-19

0
118

Anika Chebrolu, një 14-vjeçare nga Teksasi, u shpall fituese e Sfidës së Shkencëtarit të Ri për vitin 2020, konkurs shkencor dhe inxhinierik për të rinjtë, i administruar nga Discovery Education dhe 3M për studentët e shkollës së mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ngjashëm me Konkursin e Bashkimit Europian për Shkencëtarët e Rinj. Krijimi i saj mund të përdoret si një terapi e mundshme për Covid-19.

Shpikja e Anika-s përdori metologjjinë in-silico (e kryer në kompjuter ose përmes simulimit kompjuterik për eksperimente biologjike) për të zbuluar një molekulë plumbi që mund të lidhet me proteinën e SARS-CoV-2, e njohur si “spike protein”. Spike protein është është një proteinë bashkimi transmembranore që rual rol vendimtar në fillimin e infeksionit.

Anika e përfundoi projektin kur ishte në klasën e tetë, por për shkak të pandemisë së Covid-19, ajo ndryshoi drejtimin e projektit për t’u përqëndruar te koronavirusi. Ajo tha për CNN se u frymëzua për të gjetur shërime të mundshme ndaj viruseve pasi mësoi për pandeminë e gripit të vitit 1918 dhe zbuloi se sa njerëz vdesin çdo vit./Anabel